Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që asnjë punëtorë në vend të mos paguhet nën 250 euro në muaj.
Kjo rritje, përveç që është e mirëseardhur për ata që paguheshin në pragun më të ulët të lejuar, mund të ketë edhe mangësitë e veta për një pjesë të punëtorëve.
Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu sqaron se kush mund të dëmtohet me këtë vendim.
“Është diçka që do ta rritë në rend të parë informalitetin, në rend të dytë do të zvogëlojë mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës.” deklaron Gërxhaliu.
Jusuf Azemi, nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat thotë se vendimi është marrë pa u konsultuar partnerët që obligohet me ligj.
Kësisoj ky thotë se nuk u intereson, por e pranon se në Kosovë kushtet e punës janë jo të mira.
Aktualisht paga minimale në vend është 130 për të punësuarit nën moshën 35 vjeçare, ndërsa për ata mbi këtë moshë është 170 euro.