Gramos Shala, i cili së fundmi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, ka prekur zemrat e shumëkujt me një gjest të madh zemërgjerësie.
Disa ditë para se të ndërronte jetë, ai kishte dhuruar një donacion për fëmijët jetimë – një akt solidariteti që dëshmon përkushtimin dhe dashurinë e tij për njerëzit në nevojë, edhe në momentet më të vështira të jetës së tij.
Aktivisti Liridon Kurti, në një status prekës në Facebook, ka kujtuar mikun e tij, duke e përshkruar si një njeri të palëkundur përballë sfidave dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.
“Ka qenë i pari që m’ka shkru, anipse vetë kishte nevojë për ndihmë për tu përballë me sëmundjen”, shkruan Kurti.
Veprat si kjo e Gramosit mbeten kujtim i gjallë për mirësinë dhe fuqinë e shpirtit njerëzor. Ai do të kujtohet jo vetëm për betejën e tij të guximshme, por edhe për dashurinë që shpërndau pa kushte.