Sonte klubi futbollistik Llapi do e zhvillojë ndeshjen e parë në ndeshjet e para kualifikuese për Europa Ligë.
Llapjanët do të synojnë të fitojnë ndaj Ëisla Krakoë, derisa një motiv shtesë u ka ardhur nga një mesazh i dy ish futbollistëve të Llapit, Mirlind Daku dhe Muhamet Hyseni.
Ky është mesazhi i plotë:
Dikur ishim së bashku, por tashmë të dy bëjnë karrierë jashtë Kosove. Kjo nuk i bënë ata që ta harrojnë ekipin ku arritën sukseset më të mëdha. Mirlind Daku dhe Muhamet Hyseni, ju faleminderit për përkrahjen nga larg, ju gjithmonë do jeni pjesë e sukseseve tona.