Xhamia “Dëshmorët e Kombit” në Balloc të Komunës së Podujevës, ka vazhduar me aksione për t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë.
Në këtë kohë pandemie, kjo xhami është duke u solidarizuar me familjet skamnore.
“Merr një pako pa pagesë, ti që ke nevojë”, është pllakata e vendosur në rrethojat e kësaj xhamie.
Imami i xhamisë, Dr. Besim Arbanashi tha se kjo është në kuadër të shumë ndihmave që KBI në Podujevë ka shpërndarë këto ditë për qindra familje skamnore të trevës tonë. Kësaj here donatorë ishin xhemati i xhamisë ‘Dëshmorët e Kombit”./Llapi.info