Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasmesnate (rreth orës 01:30) në rrugën “Zahir Pajaziti”, gjegjësisht në qendër të qytetit, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që lexuesit e portalit kanë dërguar në Llapi.info, shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, teksa njëra është goditur e parkuar.

Dëshmitarë të shumtë kanë dërguar pamje dhe kanë treguar për portalin detaje sa i përket këtij aksidenti që ndodhur në orët e vona të natës.

Ata thonë se dy vetura janë përfshi në këtë përplasje, derisa njëra ka goditur një tjetër të parkuar. Dy vetura, një (Audi) dhe një (Golf 6) kanë qenë të përfshira.

Sipas dëshmitarëve, shpejtësia ka qenë tejet e madhe. Madje, nga përplasje janë rrezikuar edhe shtëpitë përkitazi me këtë rrugë. Pjesë të veturave kanë dalë nga vendet.

This image has an empty alt attribute; its file name is 75356862_994023960932080_3330650582888218624_n-1.jpg

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur disa persona të lënduar, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda. Në lidhje me këtë rast, Llapi.info do t’iu mbajë të informuar.

Edhe pse aksidenti ka ndodhur në qytet dhe objekti i Emergjencës nuk ndodhet larg vendit ku ka ndodhur rasti, siç kanë treguar dëshmitarët okularë, ekipet mjekësore dhe ambulanca kanë arritur me vonesë prej më shumë se 30 minutave.

Ndërkaq, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

Duhet theksuar se numri i aksidenteve është rritur dukshëm në nivel vendi, e po ashtu edhe i atyre me të lënduar.

Portali ka siguruar edhe pamje të tjera, por për shkak të përmbajtjes nuk do t’i publikojmë./Llapi.info