Këto pamje që po i shihni janë të vitit të largët 1990, shkruan Llapi.info.
Pak javë para realizimit të kësaj fotografie, strukturat e dhunshme serbe kishin mbyllur me forcë të gjitha institucionet e atëhershme për shqiptarët.
Mbyllja e shkollave rrezikonte më së shumti të rinjtë shqiptarë.
Në këto kohë të vështira, familjet e guximshme merrnin vendim që shtëpitë e tyre t’i shndërronin në shkolla, në mënyrë që nxënësit të vazhdonin mbajtjen e mësimit.
Njëra ndër to ishte edhe familja Potera nga Podujeva.
Kjo familje lëshoi shtëpinë e tyre për nxënësit llapjanë – mijëra nga të cilët kryen shkollën në këtë shtëpi – deri në përfundim të luftës.
/Llapi.info/