Screenshot

Vrasja e të riut nga Podujeva Valmir Breznica shtatorin e vitit të kaluar tronditi vendin.

Ai u privua nga jeta para syve të djalit 4 vjeç e gruas e cila poashtu u plagos rëndë.

Gjithë ngjarja ndodhi në një market në komunën e Podujevës. Në drejtim të çiftit dhe djalit të vogël u shkrepën breshëri plumbash nga i mituri L.S i cili ndodhet ende në arrati.

Në paraburgim po mbahet babai i të miturit Arsim Syla.

Në një rrëfim për Indeksonline gruaja e viktimës Lirie Sylejmani rrëfen gjithë ngjarjen.

Pamjet ekskluzive të papara deri më tani zbulojnë momentin kritik.

“Qëllimi i dorasit ka qenë shuarja e familjes, ndërkohë që unë dhe djali po e vuajmë përnatë vdekjen e Valmirit. Djali e kërkon çdo ditë, qanë vazhdimisht, e kërkon ditë e natë.Ne kërkojmë drejtësi”, ka thënë Liria e përolotur.