Kryetari i komunës ilegale të Zubin-Potoku, Srdjan Vuloviq është ndaluar në Bërnjak në tentimin e tij për të hyrë në Kosovë. Ai është duke qëndruar te pjesa serbe.
Edhe rrugët tjera në Serbi, e që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare me Kosovën në Merdar dhe Jarinjë, janë bllokuar pasditen e së premtes nga grupet që po protestojnë kundër vendimeve të autoriteteve kosovare në veri të Kosovës.
Qytetarët serbë që janë futur në Kosovë nga pikëkalimi kufitar në Jarinjë kanë thënë se po u kërkohen dokumente.