Oborri i Xhamisë së Vjetër në Podujevë është zbukuruar edhe me një element tjetër. Sot është bërë vendosja e një Kur’ani Madhështor në oborrin e kësaj xhamie.
Imri Llugaliu, imam në këtë xhami, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se ky projekt është mundësuar nga tri kompani llapjane.
“Në këtë muaj të Kur’anit sot u vendos ky Kur’an Madhështor në oborrin e Xhamisë së Vjetër në Podujevë, i cili edhe më shumë do ta zbukuron ambientin tek xhamia jonë si dhe nga i cili do përçohen fjalët e Allahut xh.sh. dhe të Muhamedit a.s…
Ky projekt u mundësua nga 3 kompani llapjane që e lusim Allahun ti shpërblej me begatitë e Tij të Dynjasë dhe Ahiretit…”, ka shkruar Llugaliu./llapi.info