Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 17:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht te vendi i quajtur “Qershiat e Llapashticës”, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor, me ç’rast ka ndërruar jetë ky i fundit.
Rastin e konfirmoi për Llapi.info edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit mashkull”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, Llapi.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen edhe ekipet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe zbardhur rastin./Llapi.info