Llapi.info ka raportuar sot për një aksident që ka ndodhur në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, respektivisht në fshatin Lupç, raporton tutje Llapi.info.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërkohë që nga rrokullisja e një veture ka mbetur i lënduar vozitësi i saj.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 53 aksidente, prej tyre, 18 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info: