Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info

Sipas pamjeve të siguruara, shihet se në këtë përplasje kanë qenë të përfshira një autobus, një furgon dhe dy vetura, ku me  ç’rast dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 “Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve, (një autobus, një fugon dhe dy vetura). Si pasojë e këtij aksidenti deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore dy persona, sipas informatave që kemi lëndimet janë të lehta”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, me rastin është marrë njësiti i trafikut./Llapi.info

Më poshtë pamjet: