Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, ku humbi jetën një grua dhe mbetën të lënduar katër persona të tjerë.
Aksidenti raportohet se ka ndodhur në ora 21 e 45 minuta në fshatin Mazgit, ndërkohë që janë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.
“ Me datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 ne Autostraden Ibrahim Rugova ne hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosove eshte shkaktuar nje aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se nje person (femer) ka humbur jeten, dhe 4 persona te tjere kane marr lendime trupore”.
“Të involvuara ne kete aksident jane dy automjete. Ne vend ngjarje ka dal njesia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor te PKs dhe eshte njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dal poashtu ne vend ngjarje dhe hetimet për te identifikuar shkaqet e ketij aksidenti jane duke u kryer nga kompetentet”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.