Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit e portalit, shihet se kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, kanë mbetur të lënduar më shumë se pesë persona, teksa mësohet se lëndimet s’janë të rënda.

Rastin se ka të lënduar në këtë aksident e kanë konfirmuar për Llapi.info edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ende s’ka dhënë informacione tjera për këtë rast.

Vlen të theksojmë se vetëm gjatë ditë së djeshme në Kosovë janë regjistruar 42 aksidente, prej tyre sipas Policisë së Kosovës, 19 kanë rezultuar me të lënduar./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara: