Llapi.info ka siguruar pamjet e një vetë-aksidenti që ka ndodhur në fshatin Godishnjak të Podujevës.

Në bazë të tyre, shihet se një veturë të ketë humbur drejtimin, duke përfunduar kështu e rrokullisur.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e së martës – konkretisht rreth orës 16:00.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Ekipet policore janë marrë me rastin.

Jo zyrtarisht, portali ka mësuar se të përfshirë në këtë aksident janë të moshës së mitur.

 

/Llapi.info