Bashkatdhetarët nga vendet e ndryshme tashmë kanë nisur të marrin rrugën për t’i kaluar pushimet në Kosovë, shkruan Llapi.info.

E për këtë shkak janë shtuar kolonat e gjata të automjeteve dhe pritjet në pikë kalimet kufitare.

Për dallim nga vitet tjera, këtë vit pritjet s’kanë qenë shumë të mëdha, as për të hyrë në Kosovë e as për të dalë. Ndërkaq, lexues të Llapi.info kanë dërguar pamje nga Merdari, ku shihen vetura dhe kamionë në këtë kufi.

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë në kufirin në Merdare të Podujevës janë deri në 5 minuta, aq sa është edhe për të dalë.

Ndryshe nga Merdarja, në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë kolonat dhe pritjet janë më të gjata.

Kujtojmë, mërgimtarët vazhdimisht ballafaqohen me vonesa të shumta në kufi me Serbinë./Llapi.info