Para disa ditësh, në qendër të Pejës, dy persona sulmuan një tjetër dhe tentuan ta therin me thikë, por falë intervenimit të Policisë, u shmang eskalimi i situatës.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga ky rast që ka ndodhur më 20 maj, në rrugën “Tony Bler” të Pejës, ku shihet se si ndërhyn polici në rroba civile, për të parandaluar therjen me thikë.

Polici i cili është pjesë e Njësisë Speciale shihet teksa arreston njërin nga të dyshuarit dhe më pas arrestohet edhe personi tjetër, i cili mban në duar një thikë të madhe.