Screenshot

Afër qendrës së Zveçanit, rreth mesnatës në afërsi të një pompe të benznës ka ndodhur një shpërthim.

Kjo është konfirmuar nga zv.drejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, pos dëmeve materiale.

Elshani ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.

“Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Tashmë jane publikuar edhe pamje të vendjt ku ka ndodhur rasti.

Pamjet këtu.