Policia e Kosovës sot arrestoi pesë persona të komunitetit serbë në rajonin e Gjilanit.
Të arrestuarit ishin të dyshuar për veprimtari kundër sigurisë në Kosovë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë ne Gjilan, Jetish Maloku bëri të ditur më herët për lajmi.net se të njëjtit pas intervistimit janë liruar.
Televizioni Publik serb i cili ishte prezent në vendin e ngjarjes ka publikuar pamje të policisë gjatë aksionit.
Sipas fshatarëve të Shillovës gjashtë policë së bashku me 30 pjesëtarë të njësisë speciale të Kosovës kanë bastisur shtëpitë e tyre për rreth gjashtë orë.
Mediat serbe raportuan se aksioni kishte të bënte me largimin e disa pjesëtarëve serbë të FSK-së nga shërbimi