Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Istog, ku një person është goditur nga një veturë.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të Postës, në qendër të Istogut, teksa viktima në fjalë është Gjin Shatri.

Shatri përfundoi kafenë në një nga lokalet e qytetit, për të vazhduar rrugën dhe në momentin kur del jashtë goditet nga një veturë që po lëvizte më shpejtësi të madhe.