Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar gjatë një stuhie të fuqishme që e goditi pjesën lindore të Kinës të premten në mbrëmje.
Zyrtarët kinezë thanë se viktimat u hodhën nga era në Lumin Yangtze ose u goditën nga drunjtë dhe shtyllat elektrike që i rrëzoi era.
Një barkë peshkimi me 11 persona është përmbytur. Dy prej tyre u shpëtuan, ndërsa nuk dihet fati i nëntë të tjerëve, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një aeroplan i madh udhëtarësh shihet duke u sjellë në vend në pistën e aeroportit nga era e fortë.
Zyrtarët thanë se stuhia dëmtoi rëndë shumë shtëpi në qytetin Nantong, në të cilin banojnë tetë milionë njerëz. mbi 3.000 banorë u detyruan që të evakuohen.
Viral video shows an airplane allegedly swirling in the gale at airport in Nantong, east China's Jiangsu Province. Strong convective weather with a maximum wind speed of 93.9mph on Friday hit the province, leaving 11 dead, 102 injured in Nantong alone as of Sat morning. pic.twitter.com/6P3bogiiz9
— People's Daily, China (@PDChina) May 1, 2021