Pas muajit të Ramazanit, sot besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, shkruan Llapi.info
Imamët kosovarë, duke uruar këtë festë, kanë thënë se Fitër Bajrami përçon mesazhin e paqes, solidaritetit dhe begatisë. Të bashkuar, besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajramit nëpër xhami të ndryshme.
Mirëpo, si është festuar në vitin 1992 në Llap?
Në disa pamje që pati publikuar Fanol Hoxha, shihen besimtarët duke falur Bajramin më 4 prill të vitit 1992. Siç shihet në këto pamje, shumë qytetarë falnin Bajramin dhe uronin njëri-tjetrin./Llapi.info