Sipas dëshmitarëve që kanë folur për “Jepi zë”, dyshohet se viktima është qëlluar nga një veturë në lëvizje.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar mbi motivin apo autorët e ngjarjes, por gazeta ka siguruar pamje ku shihet trupi i pajetë i viktimës në rrugë.
Policia dhe ekipet emergjente kanë arritur në vendngjarje, ndërsa priten detaje të reja mbi rastin.