Baki Ejupi që është veteran i UÇK-së e nënoficer i FSK-së, ka vendosur një pankartë me mbi shkrimin “Mirëserdhët Bashkatdhetarë”, së bashku me emblemën dhe flamurin e UÇK-së, shkruan Llapi.info
Ideatori këtë poster e ka vendosur përpara shtatoreve të heronjve në qendër të qytetit.
“Arsyeja e këtij aktiviteti simbolik për mërgatën tonë është një mbështetje morale se në kohët më të vështira të vendit tonë kanë dhënë shumë për vendin tonë”, ka thënë Ejupi.
Ejupi ka shtuar se po ashtu në këtë vend do t’i vendos edhe flamuj kombëtarë./Llapi.info