Pavarësisht sa shumë smartphone-ët e kanë thjeshtuar jetën tonë, por shpesh harrojmë sa shumë ndikojnë ato në jetën e fëmijëve tanë. Dhe sa më shumë kohë kalojnë para ekranit të një celulari, aq më shumë shtohen pasojat negative në rritjen e tyre.
Më poshtë, renditen 9 problemet kryesore me të cilat përballet një fëmijë (dhe jo vetëm), kur kalon shumë kohë në telefon.
1.Telefoni shkatërron marrëdhënien prind-fëmijë.
Psikologët thonë se celulari dashur pa dashur e shkëput këtë marrëdhënie. Fëmijët sot pavarësisht se jetojnë në të njëjtën çati me prindërit, nuk kalojnë kohë cilësore me ta, nuk janë të përqëndruar në bisedat apo problemet familjare dhe s’i kushtojnë vëmendje bisedave më nënën a babain.
2. Ndikon në proçesin e rritjes
Kush nuk mezi priste të rritej kur ishte i vogël? Mendonim se jeta e një të rrituri është e mbushur me kënaqësi. Ti bën çfarë të duash, ble çfarë të pëlqen dhe mund të shkosh kudo pa lejen e askujt. Ndërsa sot, të rinjtë duket se janë shumë pak të interesuar për jetën e një të rrituri. Nuk përfshihen në aktivitete, nuk dalin në takime, s’punojnë për të paguar vetë taksat apo për të jetuar vetëm. Shumicën e kësaj kohe e zë smartphone-i!
3. Do t’i krijojë shumë vështirësi në jetën sociale
Fëmijët e sotëm kanë një tjetër koncept rreth miqësisë. Ata mendojnë se një shok i ri është vetëm një klikim larg. Për shkak të kohës së madhe që kalojnë nëpër to, përballja me realitetin nesër do të bëhet edhe më e vështirë.
4. Shkakton ankth dhe depression
Fëmijët janë nën presion të vazhdueshëm për të qenë prezent dhe të përgjigjen në çdo kohë. Bota virtuale i përfshin shumë emocionalisht dhe shpesh herë nuk dinë të bëjnë dallimin mes asaj dhe botës së vërtetë.
Lexo edhe: Vushtrri, rrahu gruan dhe motrën e saj– burri lirohet në “procedurë të rregullt”
5. Fëmijët rriten të palumtur
Sondazhet kanë treguar se adolëshentët që kalojnë më shumë kohë para një ekrani janë shumë herë më të palumtur se ata të cilët merren me aktivitete sportive. Këta të fundit janë më të zhdërvjellët, ndërveprojnë më mirë me njerëzit dhe kalojnë kohë cilësore që qëndrimi në një smartphone nuk ta zëvendëson kurrsesi.