Enver Halili, i cili përfaqëson banorët e Cerajës ka folur për Expose për pretendimet e vazhdueshme të serbëve për debimin e banorëve shqiptaret nga ky fshat, dhe marrjen e pronave të tyre.

“Këtu është interes i serbëve me lëshu këtë pjesë, kurgjo mos ju vyjtë, me përdor si zonë gjuetie, edhe për kurgjo mos me ju vy, na bollë kemi ikur nga Ishi atje, që ku kemi ardhur, edhe këtu me ikë dojmë me shku deri në Cerrnushë, taman po dalin fjalët qysh kanë thënë për magjistrale, Zubin Potok, ka Zhabari edhe këtë pjesë të Veriut me ta marrë edhe ti bë çka duash“, tha Halili.

Paralajmërimet se mund të përhapet një konflikt i ri në ballkan, që për pikënisje mund ta kishte Veriun, pas invazionit ushtarak rus në Ukrainë, do të vendosnin në gatishmëri banorët e fshatit Cerajë.

Përveç furnizimit të mjaftueshëm me miell, çka do tu mjaftonte për të jetuar edhe në një situatë të atillë për çfare janë ndezur alarmet, një plan të dytë nuk e kanë menduar. Ata nuk e mendojnë largimin nga aty, ndonëse e pranojnë se ditëve të fundit ka pasur lëvizje kërcënuese nga serbët që banojnë në afërsi të Cerajës.