Reshje të borës mund të paraqiten lokalisht në orët e mëngjesit, më pas dita do të vijojë me diell e vranësira.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C.