Mbi rajonin tonë vazhdojnë të mbesin aktive fusha jostabile të presionit të ulët që do të favorizojnë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe zhvillime të shtrëngatave me shi.
Nga mesi i javës fusha anticiklonike nga Evropa qendrore do të shtrihen mbi rajon, ku për dy ditë do të sjellin mot më stabil dhe intervale më të gjata me diell.
Nga parashikimet e fundit, në fundjavë mund të presim një depërtim të një fronti të ftohtë nga veriu i kontinentit, që do të zbres temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.
18.06 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Gjatë ditës mot kryesisht me vranësira, e pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.
19.06 – Mot kryesisht me vranësira. Paradite riga lokale shiu, e pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.
20.06-21.06 – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Të enjten pasdite, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
22.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite shtrëngata të shpërndara me shi.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, por do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 24C deri në 27C.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-9m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të rritet mbi vlera normale.