Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror.

Parashihen edhe vranësira lokale, ndërsa orëve të pasdites mund të ketë zhvillime të këtyre vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara të shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në viset kodrinore-malore.

Temperatura maksimale deri në 31 apo 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror.

Rrallë në disa rajone pasdite parashihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat maksimale deri në 33 gradë Celsius./MeteoBallkan