Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe kthjellime të pjesshme të cilat gjatë natës do të jenë më të theksuara.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të ngriten mbi vlerat e mesatareve krahasuar me të njëjtin muaj të viteve paraprake.
Në disa lokalitete për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve tjera klimatologjike , ka mundësi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurtër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesht nga verilindja por të dielën do të kemi masa të ajrit nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.