Anëtari i Kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia ka nevojë për lidership të ri, teksa u shpreh se në katër vitet e fundit, lidershipi aktual është angazhuar për ristrukturim të partisë në degë, por shtoi se “jo në pak raste kjo është bërë në mënyrë selektive”.

Ai tutje ka thënë se rezultati zgjedhor i LDK-së nuk është i kënaqshëm e as i përafërt me atë që kemi shpresuar “pas katër vitesh përgatitje”.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar shkurtimisht deputeti i ri i zgjedhur i kësaj partie, Paris Guri.

Ai krahas një fotografie të Lumir Abdixhikut, Guri shkroi “Lideri i rikthimit”.