Parlamenti gjerman pritet që sot ta miratojë ligjin që shkurton rrugën për marrjen e shtetësisë dhe e bënë më të lehtë mbajtjen e dy shtetësive, lëvizje kjo e dizajnuar për të lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore duke e bërë vendin më tërheqës për punëtorët migrantë.

Pas dy vjetësh pune, shumë mosmarrëveshje e shtyrje, ligji i ri ka mundësi të kalojë në votim të premten në Bundestag.

Ligji thotë se personat që kanë qenë rezidentë në Gjermani për pesë vjet do të kenë të drejtën për pasaportë gjermane. Ata po ashtu do të mund ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre, raportoi Reuters.

Por, në rastet kur qytetarët tregojnë arritje të larta në punën e tyre dhe flasin nivelin C1 të gjermanishtes, ata do të kenë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi pas tre vjetësh.

 

 

 

 

 

 

.