Partia FJALA dega në Podujevë përmes një kumtese për medie ka bërë të ditur se nesër do të mbështes protestën e organizuar nga banorët e fshatit Orllan të Podujevës për mungesë të ujë të pijshëm, transmeton Llapi.info.
“Ju informojmë që do jemi bashkë pjesëmarrës me ju në ketë protestë. Partia FJALA gjithherë krah me qytetarin kur ka nevojë,çdoherë në përkrahje të tyre” thuhet ndër të tjera në këtë kumtesë.
Kujtojmë se banorët e fshatit Orllan kanë paralajmëruar për nesër një protestë e cila do të filloj prej orës 13:00 për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në këtë vend.
Sipas këtyre banorëve, furnizimi i gjysmës së Kosovës me ujë të pijshëm nga liqeni i Batllavës i cili shtrihet në tokat e tyre dhe mungesa e ujit të pijshëm për vetë këta banorë ka shtyrë këta të fundit që përmes një proteste t’i shfaqin pakënaqësitë e tyre./Llapi.info