Kryetari i degës së NISMA-s në Podujevë, Bajram Ajeti, përmes një njofitimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt.
Ky është njoftimi i plotë i Ajetit:
“Njoftim
Me vullnet dhe besim iu bashkova Nismës për Kosovën, kur koncepti politik, misioni dhe vizioni i saj ishte ndryshimi. Kur Nisma për Kosovën ishte pjesë e Opozitës së Bashkuar tek anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët u ngjall shpresa për ndryshimin. Krijimi i Koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA nuk gjeti mbështetje të plotë nga Kryesia e deri në bazë, që rezultoi me dorëheqje dhe lëshimin e Nisma për Kosovën.
Prandaj, duke u bazuar në gjendjen e krijuar jap dorëheqje të parevokueshme, ndërsa NISMA për Kosovën i dëshiroj suksese dhe gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj shëndet dhe gjithë të mirat në jetë.
Kosovën e kemi të përbashkët”, ka shkruar Ajeti.