Zgjerimi i magjistrales Podujevë-Prishtinë që nga paslufta është përdorur për qëllime elektorale. Pothuajse në të gjitha fushatat dhe nga të gjitha partitë politike është premtuar zgjerimi i kësaj rruge. Por fillimi i punimeve për zgjerimin e saj është bërë tek në vitin 2017.
Tribuna Channel ka siguruar një dokument sipas të cilit, vendimi për ndërtimin e kësaj magjistrale është marr në kohën kur në krye të qeverisë ka qenë Hashim Thaçi.
Sipas këtij dokumenti ky vendim është marrë më datën 2 mars të vitit 2014 dhe është nënshkruar nga ish kryeministri Thaçi.
Mirëpo, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, është shprehur për televizionin se vendimi për zgjerimin është marrë kryekëput nga qeverisja e tanishme. Sipas tij në kohën kur ka ardhur në krye të ministrisë nuk ka pasur asnjë projekt për këtë zgjerim. Ai tha se të gjitha vendimet për këtë zgjerim janë marr në kohën sa ai ka qenë ministër.
Një gjë të tillë e ka pohuar edhe bashkë partiaku i Zharkut, njëherit nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu.
Veliu ka thënë se ky projekt jo vetëm që është iniciuar në kohën kur në krye të qeverisë ka qenë Isa Mustafa, por se ky zgjerimi i magjistrales ka qenë njëri ndër kushtet kryesore për lidhjen e koalicionit PDK-LDK në nivel qendror, duke thënë se ai ka qenë personi që e ka vendosur si kusht.
Ndiqeni kronikën e plotë të përgatitur nga Tribuna Channel./GazetaTribuna./