Pas 20 vitesh rinovohet shtëpia e UÇK-së në fshatin Halabak të Podujevës.
Kjo shtëpi i ishte dhënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës para 20 vjetëve. Në të ishin të vendosur ushtarët e batalionit ‘’Kështjella 26” të cilët qëndruan aty për 7 muaj.
Qëllimi i vetëm i mbi 70 ushtarëve që ishin në këtë shtëpi, ishte çlirimi i vendit dhe që një ditë ata bashkë me familjet e tyre të gëzonin lirinë.
Shtëpia, e tillë ka mbetur që nga atëherë, si vend i cili i përket historisë dhe luftës së UÇK-së.
Por 20 vjet pas luftës Shemsi Jashari, bashkë me disa nga shokët e tij të brigadës vendosën ta rinovojnë atë me mjete të veta.