Është duke vazhduar me intensitet më të shtuar, lirimi i trotuareve nëpër rrugët e qytetit të Podujevës, njofton Llapi.info
Lirimin e hapësirave publike e kanë mirëpritur qytetarët llapjanë. Kështu një prej tyre pas aksionit të sotshëm të Policisë ka dërguar fotografi në redaksinë e portalit “Llapi.info”, ku shihet se trotuari përgjatë shkollave fillore të jetë i lirë për këmbësorë.
Në ndërkohë, nëpër rrugët e qytetit të Podujevës është rritur edhe numri policëve rrugorë në mënyrë që t’i lirojnë hapësirat publike.
Këtë e ka konfirmuar ditë më parë për Llapi.info edhe Zëdhënësja për Informim në Stacionin Policor të Podujevës, Antigona Çitaku.
“Është një implementim që ka filluar për lirimin e hapësirave publike. Duke e parë të nevojshme nga sot është shtuar edhe prezenca e policisë me qëllim të krijimit të qarkullimit të lirë të këmbësorëve nëpër trotuaret e rrugëve të qytetit”, ka thënë ajo./Llapi.info