Sot në mbledhjen e mbajtur në komunën e Podujevës u betuan kryetari dhe këshilltarët komunal, raporton Llapi.info
Pas mbledhjes inauguruese pas betimit , asamblistët e Vetëvendosjes të udhëhequr nga kryetari Bajram Ajeti, bën homazhe tek shtatorja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajaziti.
Po ashtu ata vazhduan me homazhe edhe te varri i Hakif Zejnullahut që ishte bashkëluftëtarë i komandantit Zahir Pajazitit.
Më pastaj Asamblistët e Vetëvendosjes dega Podujevë, vizituan varrin aktivistit Mon Balaj.
Kujtojmë që Mon Balaj aktivisti nga Podujeva, humbi jetën pas goditjës me plumba gome nga policia rumune në protesten e mbajtur më 10 shkurt të vitit 2007.