Kapiteni i skuadrës, Lum Namani pas gjashtë vjetësh ka marrë vendim që të largohet nga Llapi, njofton Llapi.info

Namani gjashtë vite qëndroi në ekipin e Llapit. Ai ishte ndër figurat më të rëndësishme të klubit.

Namani ka falenderuar drejtuesit e klubit dhe tifozët për mbështetjen e tyre në gjashtë vitet e kaluara me fanelën ‘bardhekaltër’. Duke braktisur shiritin e kapitenit ai u ka uruar llapjanëve shumë suksese.

“Përmes këtij postimi dua të ju njoftoj që pasi nuk arritëm marrëveshje me kryesinë e klubit, morra një vendim jo të lehtë për mua dhe vendosa të largohem nga skuadra e qytetit tim, KF “Llapi”. Dua të falenderoj përzemërsisht tifogrupin “Legjendat”, gjithë publikun llapjan dhe bashkëlojtarët për përkrahjen e vazhdueshme gjatë këtyre 6 viteve sa isha pjesë e klubit të Llapit, gjithashtu falemnderit kryesisë, zyrtarëve të klubit dhe gjithë shtabit teknik për bashkë”, ka shkruar Namani./Llapi.info