Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, sot ka pritur në takim Krisztina Szabo, atashe për Ekonomi dhe tregti në Ambasadën e Hungarisë në Kosovë, me të cilën bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me bizneset e këtij shteti, njofton Llapi.info

Në takimin e sotëm. me zonjën Krisztina Szabo -atashe për Ekonomi dhe Tregti në Ambasadën e Hungarisë në Kosovë, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu e njoftoi përfaqësuesen e ambasadës hungareze me kushtet dhe mundësitë e investimeve në Komunën e Podujevës.

Veliu tha se me investimet e bëra në infrastrukturë dhe subvencionimet e vazhdueshme në bujqësi, janë krijuar kushte për zhvillimin e ekonomik, veçmas në sektorin e bujqësisë dhe prodhimtarisë.

Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe vendosjen e kontakteve të bizneseve llapjane me bizneset hungareze.

Gjithashtu në këtë takim u iniciua mundësia e binjakëzimit të Podujevës me ndonjë qytet të Hungarisë.

Pas takimit me Kryetarin Veliu, zonja Kriztina Szabo e shoqëruar nga Mirsad Kamerolli – drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, vizituan disa biznese të Podujevës./Llapi.info