Pas më shumë se katër vite ka përfunduar bashkëpunimi ndërmjet FC Llapit dhe Dardan Jasharit, shkruan Llapi.info
Mbrojtësi i njohur kosovar nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për të vazhduar edhe më tej në “Zahir Pajaziti”, ndërkohë që ka njoftuar për zgjedhjen e tij.
Përmes një njoftimi në llogarinë e tij ai ka falenderuar të gjithë në Podujevë, derisa ka bërë të ditur që shumë shpejtë pritet të vazhdojë rrugëtimin e ri në karriën e tij.
“Me anë të këtij postimi desha të ju njoftoj se që nga sot nuk jam pjesë e Llapit. Pas 4 vite e gjysmë pjesë e këtij klubi, sot edhe zyrtarisht po largohem për një rrugëtim të ri në karrierën time.
Për gjatë këtyre 4 vite e gjysmë kaluam shumë momente të mira, gëzimi e hirdhërimi, u shpallëm kampionë të Ligës së Parë, arritëm në finale të Kupës, ishim gjithnjë pretendent kryesor për titull por sot është mbyllja e një kapitulli shumë të rëndësishëm në karrierën time.
Falenderim i madh takon për ish-kryetarin e klubit, Nexhat Dumnica, kryesinë e vjetër dhe këtë aktuale, ish-trajnerin Tahir Batatina, të gjithë trajnerët që punuam së bashku, lojtarët, ekonomët. Falenderim i veçantë për qytetin e Podujevës dhe tifozerinë “Legjendat” që për këto 4 vite e gjysmë më bënë të ndihem si në shtëpinë time.
Po largohem, por me shumë krenari sepse në asnjë ndeshje nuk e kam përmbyllur pa e dhënë maksimumin nga vetja ime gjithnjë duke mbajtur me dinjitet e krenari fanellën e klubit të Llapit”, ka shkruar Jashari./Llapi.info