Qeveria e Kosovës do ta shqyrtojë të mërkurën në mbledhjen e saj Projektligjin per statusin e punëtoreve të arsimit shqip në Republikën e Kosovës nga vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.
Këtë e kanë konfirmuar për Kohën Ditore burime brenda kabinetit të kryeministrit.
Miratimi i ketij projektligji është kërkesa kryesore e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e cila së fundi ka kërcënuar që nëse deri të enjten nuk i dërgohet Kuvendit, të futen në grevë të përgjithshme.