Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijanciq ka thënë se zgjedhja e Kryeprokurorit të Këshillit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit Special në Kosovë është në proces.
“Procedura për emërimin e një Prokurori të ri Special është ende në proces,” i ka thënë ajo Tanjugut..
Klan Kosova ditë më parë ka raportuar se prokurori amerikan Jack Smith, do të jetë kryeprokuror i Gjykatës Speciale, duke zëvendësuar David Schëediman, i cili u largua nga kjo pozitë në mars.