Dje në fshatin Nishec të Prishtinës, është arrestuar një person për sulm fizik.
Policia thotë se ai me një tjetër, kishin një mosmarrëveshje rreth disa kullosave të bagëtive. Me këtë rast, ai e ka goditur me një mjet të fortë në kokë duke i shkaktuar lëndime.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.