Dje në Ferizaj, është raportuar për një sulm fizik.
Pas një fjalosje mes dy personave, burrë dhe grua, burri në këtë rast e ka kapur gruan për flokë.
Nuk raportohet se për çka bëhej fjalë rreth incidentit dhe nëse ata njiheshin apo jo mes vete.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit , i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.