Ai shijoi sërish ndjenjën e fushës së futbollit pas një kohe të gjatë futbollisti i Llapit, transmeton Llapi.info

Bëhet fjalë për Lorik Aliun, i cili dikur konsiderohej si ndër talentët e së ardhmes së futbollit të Kosovës.

Pas pesë vitesh të përcjella me lëndime të ndryshme, mesfushori luajti për llapjanët në ndeshjen ndaj Feronikelit.

“I lumtur që luajta një ndeshje zyrtare pas pesë vitesh mungesë…Ndjenjë e papërshkrueshme”, ka shkruar Aliu në llogarinë personale në Facebook.

Kujtojmë, bardhekaltërit llapjanë para shikuesve të vetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” pësoi humbje nga “Nikli” me rezultat 3-1.

Ndryshe, Aliu më parë kishte luajtur edhe me Prishtinën derisa ishte provuar edhe në Borussia Dortmund./Llapi.info