Albinot Maloku dje ka promovuar librin e tij të quajtur “Vitin tjetër në …”, ndërsa, sot ka vizituar dhe ka dhuruar kopje të këtij libri Bibliotekës së Qytetit të Podujevës, njofton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’ Maloku duke shtuar se kësaj biblioteke i duhet një hapësirë më të madhe dhe kushte më të mira për lexuesit.

“Pas një promovimi të suksesshëm të librit “Vitin tjetër në…”, vizitova Bibliotekën e Qytetit në Podujevë, me që rast i bëra edhe një dhuratë modeste me disa e kopje të librit të promovuar. Kjo bibliotek ka nevojë për hapësira më të mira e që i plotësonë edhe kushtet edhe nevojat e lexuesve. Me shpresë, tek e fundit që vitin tjetër bëhet më mirë…” ka shkruar ai./Llapi.info

Fotografia e Albinot Maloku

Fotografia e Albinot Maloku