Është ndërruar shtylla elektrike në fshatin Dobratin të Podujevës, një ditë pas raportimit të portalit “Llapi.info” se në këtë fshat gjendet një shtyllë e dëmtuar elektrike e cila rrezikonte jetën e banorëve.

Lajmin për Llapi.info se është ndërruar shtylla elektrike në Dobratin të Podujevës e ka bërë të ditur zëdhëndësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Sipas Buzhalës, ekipet e KEDS-it kanë punuar deri vonë për ndërrimin e kësaj shtylle.

“Ekipet e prishjes së KEDS-it kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes së të martës për ta ndërruar një shtyllë elektrike në Dobratin të Podujevës. Kjo bëri që në kohën më të shkurtër të mundshme të rikthehet kualiteti dhe siguria e furnizimit me energji elektrike për banorët e asaj pjese”, ka thënë Buzhala për Llapi.info.

Llapi.info të hënën kishte raportuar për shtyllën e dëmtuar elektrike në fshatin Dobratin, shtyllë kjo e cila paraqiste rrezik për banorët e asaj pjese./Llapi.info

Lexo: Raportimi i portalit Llapi.info për shtyllën e dëmtuar