Kishte kohë që një shtyllë elektrike në qendër të qytetit të Podujevës që ishte dëmtuar, e që e njëjta paraqiste rrezik për qytetarët, shkruan Llapi.info

Por, tani ajo nuk është më në gjendje të mëparshme. E krejt kjo, pas raportimit të shefit të Lëvizjes Vetëvendosje në asamblenë komunale, Fitim Haziri.

LEXO EDHE: Haziri: Shtylla elektrike në Podujevë që po rrezikon qytetarët (Foto)

Image may contain: outdoor

Vetëm pak kohë pasi Haziri kishte reaguar për gjendjen saj, shtylla është meremetuar për t’u larguar rreziku, pasi poshtë shtyllës në sipërfaqe kishin dalë përçuesit elektrikë.

Image may contain: outdoor

“Çfarë do të thotë nëse jemi shoqëri aktive, nëse nuk heshtimi karshi shumë padrejtësive, dhe e ngritëm zërin kundër shumë keqpërdorimeve apo keq menaxhimeve, gjërat nuk do të ishin ashtu siç janë sot”, ka shkruar ai, duke bërë të ditur se në shtyllë është intervenuar./Llapi.info