Jorginho e ka ndjekur Maurizio Sarrin nga Napoli te Chelsea dhe bëhet transferimi i parë i londinezëve gjatë kësaj vere.

Italiani ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe do të bartë fanellën me numrin 5.

“Jam i lumtur që erdha te Chelsea. Nuk është e lehtë të bëhesh pjesë e një ekipi të madh dhe jam shumë i lumtur për këtë. Mezi pres të luaj në një ligë të vështirë, për një ekip që jep gjithçka për të luajtur dhe për të fituar”, ka thënë Jorginho.